Korçë/ “Fëmijët po bëjnë zhurmë”. U zunë me fqinjët, plagosen në kokë dy vëllezërit

Publikuar me datë:

Një incident mes katër personash u shënua mbrëmjen e sotme në lagjen 8 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si Radaneci.

Informacionet paraprake tregojnë se dy vëllezër u përfshinë në një grindje me dy fqinjët e tyre për arsye të parëndësishme. Debati nisi për shkak të lojës së fëmijëve në lagje, por më pas konflikti mori përmasa fizike.

Si rezultat, dy vëllezërit pësuan dëmtime të lehta në kokë. Ata u dërguan në spital dhe morën trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pas trajtimit në spital, të katër personat u shoqëruan në komisariat për deklarime. Shkak i përplasjes është bërë zhurma e krijuar nga fëmijët që luanin pranë banesave. Ekziston dyshimi se gjatë sherrit mund të jenë përdorur mjete të forta si drurë, por për fat të mirë ngjarja nuk pati pasoja të rënda.

Aktualisht, grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. Pritet të konfirmohet nëse gjatë përleshjes janë përdorur sende të forta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egjipt/ Hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi disa persona kanë arritur të vjedhin afërsisht 105 kilogramë mish pule nga një furgon teksa ai ishte ende në lëvizje. Pamjet e incidentit janë bërë virale në internet, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke u krahasuar shpesh me […]

Vllaznia reagon pas barazimit në Elbasan: Kërkojmë drejtësi, jo privilegje!

Pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”,...