Vau i Dejës/ Identifikohen viktimat që ranë në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar me datë:

Janë identifikuar dy personat që ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Viktima është Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në një lokal bar-kafe në pronësi të shtetasit Gj. S. Preka dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të lokalit dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

I plagosur rëndë ka mbetur David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra […]

Vlore/ Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli

Të shtunën pasdite, një vatër e re zjarri është...