Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Publikuar me datë:

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, u takua me afërsisht 70 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.

Gjatë këtij takimi, Kurti vuri në dukje shqetësimet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që përjetojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Kryeministri theksoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndihmojë shqiptarët e Luginës përmes disa mënyrave të ndryshme, duke përfshirë veçanërisht ndihmën për studentët, fëmijët dhe komunitetet shqiptare në ato rajone.

Ai shtoi gjithashtu se Kosova po e adreson këtë çështje në skenën ndërkombëtare, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit dhe sfidat që ballafaqojnë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Sanxhak, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe shoqëror mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

KOKOFEST rikthehet në Korçë, nis edicioni i 13-të i festivalit të komedisë

Korça mirëpriti hapjen e edicionit të 13-të të KOKOFEST,...

Ndërron jetë “mjeshtri i ngjyrës” Franco Fontana

Bota italiane dhe ndërkombëtare e fotografisë po përjeton një...

BLUR-I QË THOTË MË SHUMË SE NJË FJALIM

Në politikë, ndonjëherë nuk është e nevojshme të thuash...

Ngrohja globale po e bën El Ninon më të fuqishëm dhe të paparashikueshëm

Një studim i fundit shkencor ka treguar se ngrohja...