Banorët e Lagjes Sumaj, në Nënshat të Bashkisë Vau-Dejës, do të përballen përkohësisht me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas Ujësjellës Kanalizime Shkodër, shkak për ndërprerjen është një defekt i konstatuar në rrjetin e ujësjellësit.
Grupet e punës janë angazhuar për riparimin e avarisë, me synim rikthimin e furnizimit në normalitet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Banorët e zonës janë njoftuar për ndërprerjen dhe pritet që furnizimi me ujë të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjes në rrjet.

