Aksion i RENEA-s në Korçë, kërkohet një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje

Publikuar me datë:

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në kuadër të kërkimit të një personi të dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes.

Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë informacion se personi në kërkim mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës. Në bazë të këtyre informacioneve, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë Vendore kanë kryer kontrolle në ambientet e pallatit.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të kryera, personi i kërkuar nuk është lokalizuar.

Burime bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në vijim, ndërsa policia po punon për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e personit të dënuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]