“Na ndihmoni të kemi një fushë siç e meritojmë”, apeli i fëmijëve të KF Bashkimi në Shkodër

Publikuar me datë:

Një grup fëmijësh që stërviten pranë KF Bashkimi në Shkodër kanë bërë apel për mbështetje, pasi fusha ku zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv është në kushte të vështira.

Në ditët me shi, terreni kthehet në baltë, ndërsa kur moti është i thatë, pluhuri e bën edhe më të vështirë zhvillimin normal të stërvitjeve. Megjithatë, këto kushte nuk i kanë penguar të vegjlit të vazhdojnë pasionin e tyre për futbollin dhe të punojnë çdo ditë për ëndrrën për t’u bërë futbollistë.

Për përmirësimin e ambienteve ku stërviten, KF Bashkimi ka hapur një fushatë në GoFundMe, përmes së cilës synohet sigurimi i fondeve për ndërhyrjet dhe materialet e nevojshme.

Klubi kërkon mbështetjen e qytetarëve, bizneseve dhe kujtdo që mund të kontribuojë për t’u krijuar fëmijëve një ambient më të sigurt dhe më të përshtatshëm për sport.

“Çdo fëmijë meriton një vend të denjë ku të luajë, të mësojë dhe të ndjekë ëndrrën e tij”, thuhet në apelin e klubit.

Edhe një shumë e vogël, nëse bashkohet me kontributet e të tjerëve, mund të ndihmojë në ndryshimin e kushteve të kësaj fushe. Për ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë, KF Bashkimi kërkon të paktën shpërndarjen e fushatës.

Fëmijët kërkojnë vetëm një gjë: një fushë ku të mund të luajnë e të stërviten në kushte më të mira dhe të vazhdojnë të besojnë te ëndrra e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia përforcohet me një rikthim/ Paola Gjushja vesh sërish fanellën kuqeblu

Volejbollistja shkodrane Paola Gjyshja është rikthyer te Vllaznia, duke...

Bilanc i Policisë Rrugore në Shkodër/ 1018 gjoba e masa administrative dhe 2 të arrestuar

Policia Rrugore në Shkodër po ushtron kontroll të shtuar...

Muzika mbi nivelin e lejuar/ Gjobitet pronari i lokalit në Shkodër

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe matjet në subjektet me muzikë, në...