Vllaznia kërkon reagimin në Elbasan/ Edi Martini: Duhet të korrigjojmë gabimet, synojmë maksimumin

Publikuar me datë:

Vllaznia do të kërkojë të lërë pas barazimin 2-2 ndaj Skënderbeut dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në transfertën e Elbasanit.

Në prag të sfidës, trajneri Edi Martini pranon se skuadra shkodrane ende nuk është në nivelin e lojës që ai kërkon. Sipas teknikut kuqeblu, ka elementë që duhen korrigjuar, por në këtë fazë të kampionatit rëndësi të veçantë kanë pikët dhe rezultatet.

Martini e konsideron të vështirë përballjen me Elbasanin, megjithatë objektivi i Vllaznisë është i qartë, të bëjë një ndeshje të fortë dhe të marrë maksimumin e mundshëm.

Trajneri shkodran është ndalur edhe te lëvizjet në organikën e ekipit. Ai ka folur për largimin e Kobiljar, i cili u largua pas firmosjes me klubin, si dhe për mbrojtësin Gjini, që tashmë është pjesë e Elbasanit, pasi më herët shkoi tek ekipi i tij Ballkani nga ku kishte ardhur si huazim.

Pas hapit fals në start, Vllaznia kërkon që transferta e radhës të shërbejë si mundësi për të dhënë një sinjal tjetër dhe për të marrë pikët e para të plota të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vau i Dejës/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, rëndë elektricisti

Vau i Dejës/Informacion paraprakNë fshatin Karmë, shtetasi S. P.,...

Asllani zyrtarizohet te sheikët, ndryshim i madh pas largimit nga Interi

Kristjan Asllani është prezantuar si lojtari më i ri...

Kokainë nga Shqipëria në Itali, mbyllen hetimet për 66 persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe...

Edona Bilali: Velipoja nuk është veç një plazh, është pak edhe shpi

“Fundjava e fundit e plazhit” – kështu e ka...