Agasi kundërshton akuzat, SPAK këmbëngul për burgun/ Çfarë po ndodh në seancën me dyer të mbyllura?

Publikuar me datë:

Seanca në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit ka rinisur në orën 12:00, pas shtyrjes së kërkuar nga mbrojtja për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore.

Gazetari i SYRI TV, Fation Gjinaj, raportoi live nga ambientet e GJKKO-së se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në sallë ndodhen Agasi, avokatët e tij, gjyqtarja Eriona Palloj dhe prokurorët e posaçëm Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Sipas raportimit, Agasi ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa mbrojtja nuk pajtohet me masën e arrestit në burg të caktuar në mungesë ndaj tij. SPAK kërkon vijimin e kësaj mase, duke argumentuar se Agasi paraqet rrezik për prishjen e provave, ndikimin te dëshmitarët dhe shmangien e drejtësisë.

Gjinaj theksoi se një prej pikave të debatit lidhet me faktin se Agasi ka qenë në kërkim për rreth tetë muaj, ndërsa gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka vijuar të qarkullojë i lirë në Shqipëri. Ai u arrestua dy ditë më parë, në një kohë kur autoritetet e kërkonin prej muajsh.

Agasi përballet me shtatë akuza të rënda penale në kuadër të dosjes së AKSHI-t, mes tyre pengmarrje ose shtrëngim e kanosje, korrupsion aktiv, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Nëse akuzat do të provohen gjatë procesit gjyqësor, ai rrezikon një dënim të lartë.

Mbrojtja ka kundërshtuar veçanërisht mënyrën se si, sipas saj, i janë vënë në dispozicion materialet e dosjes hetimore. Avokatët pretendojnë se Agasi ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë, ndërsa kundërshtojnë akuzat për përfshirjen e tij në një skemë kriminale lidhur me procedurat dhe tenderat e AKSHI-t.

Nga ana tjetër, SPAK pretendon se miliona euro nga fondet publike janë orientuar përmes një skeme të organizuar drejt kompanive të caktuara dhe se në këtë skemë kanë pasur rol edhe zyrtarë të AKSHI-t dhe biznesmenë.

Gazetari Gjinaj solli në vëmendje edhe rastin e biznesmenit Geront Meçe, për të cilin prokuroria dyshon se është përfshirë në një episod kanosjeje dhe heqjeje të paligjshme të lirisë. Ai përmendi gjithashtu zhdukjen për disa orë të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima, ngjarje për të cilën deri tani nuk ka një përfundim zyrtar të organit hetues që ta lidhë atë me dosjen.

Seanca në GJKKO vijon, ndërsa në përfundim pritet që mbrojtja e Ergys Agasit të paraqesë qëndrimin e saj për masën e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra […]

Vlore/ Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli

Të shtunën pasdite, një vatër e re zjarri është...