I shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit, arrestohet në Durrës 28-vjeçari norvegjez

Publikuar me datë:

Një shtetas norvegjez, është arrestuar në zonën e Plepave në Durrës. 28-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga Norvegjia për krime kundër personit dhe kundër qetësisë publike, dhe në Shqipëri për krime në fushën e narkotikëve.

“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse autoritetet gjyqësore norvegjeze, në muajin prill, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për kanosje dhe për prishje të qetësisë publike.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, në muajin maj, 2026, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Sakaq, Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, po vijon procedurën për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Norvegji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbrojtja/ 5 vatra aktive zjarresh në vend

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...

Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra […]