Aksident tragjik në Lezhë-Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me monopatinë, i mituri humb jetën

Publikuar me datë:

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor qe lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një monopatine me të cilin po lëvizte një 12-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kërcënohet me vrasje djali i Netanyahut, largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit

Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin...

Ndeshja në errësirë! “Niko Dovana” mbetet sërish pa drita, tifozët ndriçojnë stadiumin

Skena të pazakonta u regjistruan sërish në futbollin shqiptar....

El Nino ekstrem, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja globale

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se ngrohja...