Ohio/ Sherr në një dasmë, panik mes të ftuarve që ikin të tmerruar nga salla

Publikuar me datë:

Panik dhe përplasje u regjistruan në një dasmë në Westlake, Ohio, pasi një konflikt familjar la të ftuarit të tmerruar dhe të detyruar të braktisnin festën. Përleshja, e cila shpërtheu papritur, i bëri shumë dasmorë të nxitojnë drejt parkingut, ndërsa situata brenda sallës doli jashtë kontrollit. Një i pranishëm tregoi për policinë se po kërcente kur “katër vëllezër” e sulmuan, duke shënuar fillimin e një skene të dhunshme që përfshiu gjithë ambientin.

Forcat e rendit të Westlake bënë të ditur se Raed Mahmoud Suleiman, 46 vjeç, dyshohet se ka marrë një thikë gjalpi nga një prej tavolinave dhe ka kërcënuar të ftuarit e tjerë. Sipas pamjeve të siguruara, tensioni arriti kulmin kur dikush nga të pranishmit hodhi një karrige drejt burrit që mbante thikën. Shefi i Policisë së Westlake, Jerry Vogel, deklaroi: “Ai e çoi një hap më tej dhe nxori një thikë të vërtetë gjalpi, me sa duket nga një shërbim darke, dhe po kërcënonte njerëzit me të”.

Pasi policia mbërriti në vendngjarje, afro 40 pjesëmarrës ishin tashmë jashtë në parking, përpjekur të shmangnin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Sipas hetimeve paraprake, shkaku i sherrit mendohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e hershme mes dy familjeve, të cilat për shkak të rastit u ndodhën bashkë për herë të rrallë. Prania e tyre në të njëjtin ambient solli në sipërfaqe tensionet e së kaluarës, të cilat u materializuan në konflikt fizik.

“Kur u takuan, gjithçka doli përsëri në sipërfaqe”, tha Vogel. Raed Mahmoud Suleiman u vendos në pranga, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për sulm, nxitje paniku dhe fshehje provash. Policia dyshon se ai ka hedhur thikën para ardhjes së efektivëve. Përveç Suleiman, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me ngjarjen. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të sqaruar rolin që ka pasur secili i përfshirë në incident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kriza e transportit publik, paralajmërohet reduktim me 20–30% e flotës së autobusëve nga 1 shtatori

Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga...

Ishte shofer i Agasit në momentin e arrestimit, Ulian Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar...

Aksident në Kavajë/ Motomjeti përplaset me makinën, humb jetën 49-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një automjet. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gosë–Vilbashtovë, Kavajë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë […]

Dosja “Balluku”/ Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë...