Berisha: Arrestimi i Agasit ishte arrestim i negociuar. Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal

Publikuar me datë:

Sipas kreu demokrat Berisha, arrestimi i Agasit ishte arrestim i negociuar. “Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal të kartelit në Elbasan:, tha kreu i PD.

Berisha: Ergys Agasi u arrestua dje, pasi lëvizi 8 muaj lirshëm. Në Xhafzotaj tek shtëpia e vet, në Manzë dhe pika tjetër e trekëndëshit në Surrel.

Se pse shkonte në Surrel, atë ta hetojnë, por udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë në këtë platformë.

Pra, Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë. Lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues lëvizte, duhet ta theksoj këtë.

Tani vijmë tek momenti i arrestimit afër shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra, me nallane dhe një polic në timon.

Çfarë ishte ky arrestim?

Nallanet, pantallonat e shkurtra, polici në timon, të gjitha këto flasin për një arrestim të negociuar.

A ju kujtohet ju kur u dorëzua famozi Balili? U kujtohet apo jo? Nxirruani qytetarëve. Cilin pati shofer famëzi Balili? Ardi Veliun.

Edhe ky Shpatarakun. Ai Veliun.

Nuk mund të them me siguri, por qytetarët dixhitalë më kanë informuar se sipas burimeve të tyre policore, e theksoj, ditën e diel në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin.

Vetë qytetari digjital thotë që është mirë të hetohet, por burimi është mjaft serioz dhe i sigurtë.

A mori përsipër Taulant Balla negociatat me të në emër të Ramës dhe me porosi të Ramës, nuk mund të them, por qytetari dixhital thotë se është takuar me të.

Agasi është pronar i makinave të blinduara, i makinave më luksoze.

Shkoi dhe u gjet në një makinë krejtësisht koti, me shofer policin.

Edhe kjo, pra.

Janë disa elementë pra, që po t’i lidhësh bashkë, flasin për një arrestim të negociuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh. Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma […]

Humbën jetën nëna shtatzënë dhe foshnja, Ministria e Shëndetësisë premton hetim të plotë

Pasi një grua shtatzënë nga Pogradeci, M.K., ndërroi jetë...