‘Klienti im s’ka prekur para publike’, avokati Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

Publikuar me datë:

Avokati i Ergys Agasit (të arrestuar dje), Maks Haxhia ka zhvilluar sot më 27 gusht një takim në qeli me klientin e tij.

Pas takimit, Haxhia foli edhe për mediat. Ai u shpreh se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen.

“Zhvillova një takim sot me klientin tim Ergys Agasi. Kuptohet që ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet.

I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë, që të financojë financën publike. Nuk ka marrë pjesë as nëpër tendera. Media e ka zmadhuar problemin”, tha Haxhia.

Gazetarët e pyetën se nëse Ergys Agasi është i pafajshëm, përse nuk është dorëzuar më herët.

“Problemi është që në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, u shpreh avokati Haxhia.

Siç raportojnë mediat, takimi mes Ergys Agasit dhe avokatit të tij Maks Haxhia ka zgjatur rreth 30 minuta në ambientet e brendshme të Bllokut të Sigurisë.

Seanca gjyqësore për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Agasin pritet të mbahet në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ina Zhupa: Rama kërkon të përdorë paratë e buxhetit kundër protestës studentore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj...

Vdekja e Arlinda Zekajt, 11 zyrtarë policorë pezullohen në Kosovë

Njëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar lidhur...

Bashkia Malësi e Madhe organizon dëgjesë publike për Buxhetin 2027 në Shkrel

Bashkia Malësi e Madhe fton banorët e Njësisë Administrative...