Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shëtit.
“Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpoërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”, thuhet në e-mail. Policia më dhënë detaje në lidhje me ngjarjen duke bërë me dije se kontrolle janë zhvillua në disa institucione, por se nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë.
Emaili kërcënues është dërguar edhe në disa institucione në Vlorë, Shkodër dhe Berat. Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Shkodrës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese.

