FOTO/ Ergys Agasi tentoi të parakalonte furgonin e policisë

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i 26 gushtit, që çoi në arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, në zonën e Plepave në Durrës.

Sipas raportimeve, Agasi dhe Shpataraku po udhëtonin me një automjet tip Audi RS6, i cili ishte pikasur nga strukturat e Policisë dhe SPAK-ut që në Elbasan. Mjeti është ndjekur për rreth 40 kilometra në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit.

Në një moment, automjeti me të cilin udhëtonin dy personat dyshohet se ka tentuar të parakalojë furgonin e policisë. Pas kësaj, Forcat Operacionale kanë ndërhyrë duke e rrethuar automjetin në zonën e Plepave.

Në vijim të operacionit, Ergys Agasi është arrestuar në makinë, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe Uljan Shpataraku, i cili ishte shpallur në kërkim.

Automjeti Audi RS6, në pronësi të Shpatarakut, është sekuestruar në kuadër të hetimeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret/ 4 vatra aktive, problematike situata në Dajt dhe në qarkun Dibër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...

Romë/ Gjenden të vdekur babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe

Tre anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur...