Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë arrestimin e Ergys Agasit në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.
Siç dallohet nga pamjet, makinat dhe motorët e policisë kanë bllokuar automjetin ku udhëtonte Agasi, i cili ndodhej në shoqërinë e ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.
Policët kanë ndërhyrë menjëherë, duke prangosur të dy personat. Kapja e Agasit u realizua si pjesë e operacionit të koduar “The Wanted”, që u organizua në koordinim me SPAK-un.
Gjatë arrestimit, Ergys Agasi ishte me mustaqe dhe mbante në dorë një orë luksoze të markës Richard Mille.

