Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes tyre gra dhe fëmijë

Publikuar me datë:

Pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë kthyer në Shqipëri nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se operacioni u realizua përmes bashkëpunimit mes përfaqësive diplomatike e konsullore shqiptare dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Pas mbërritjes në vend, shtetasit e riatdhesuar do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë procedurat për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

MEPJ deklaron se kthimi i shtetasve nga zonat e konfliktit është pjesë e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, ndërsa falënderon institucionet vendase dhe autoritetet e huaja që mundësuan përfundimin e procedurave dhe kthimin e sigurt në Shqipëri.

Ky riatdhesim vjen disa muaj pas kthimit në Shqipëri të Eva Dumanit, e cila ndodhej prej vitesh në një kamp në Siri. Eva kishte refuzuar më herët të kthehej, ndërsa vëllai i saj, Endri, ishte riatdhesuar më parë.

Eva dhe Endri Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre kur ishin fëmijë, me qëllim që t’i bashkoheshin xhihadistëve të Shtetit Islamik. Pas vrasjes së babait, gjyshja e tyre udhëtoi drejt Sirisë për t’i nxjerrë nga kampi, por ndërroi jetë pasi u mbajt e burgosur atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...