34 vatra zjarri në 24 orë, 5 aktive/ Flakët riaktivizohen në Dajt, Dibër dhe Elbasan

Publikuar me datë:

34 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, ndërsa 5 prej tyre vijojnë aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fokusi kryesor i forcave operacionale mbetet në Malin e Dajtit, ku zjarret janë riaktivizuar në disa pika.

Malin e Dajtit, flakët vijojnë aktive pas disa riaktivizimeve në të dyja anët e kreshtës. Operacioni ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa në terren janë shtuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja po mbështetet nga forcat zjarrfikëse, strukturat e ADZM-së, një helikopter dhe dy avionë Air Tractor. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Dibrës mbeten aktive dy vatra. Njëra ndodhet në zonën Ballenjë–Kostenjë, ku po punojnë 6 forca të AZM Dibër, ndërsa tjetra në Qafën e Helmës në Bulqizë, e cila vijon të monitorohet. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Situata problematike vijon edhe në qarkun e Elbasanit, ku janë riaktivizuar vatrat në Malin e Dardhës, në Librazhd, dhe në Malin e Qukësit, në Prrenjas. Forcat në terren po punojnë për kontrollin e situatës, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk rrezikohen zonat e banuara.

Ndërkohë, situata paraqitet më e qetë në Pukë. Në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun nuk raportohen më vatra aktive, por zonat vijojnë të monitorohen për të shmangur riaktivizimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related