Përdorën IA për t’i marrë 100 mijë euro kambistit 70-vjeçar. Arrestohen dy të rinjtë, në kërkim një tjetër

Publikuar me datë:

Gjatë 24 orëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 2, kanë zhvilluar dy operacione policore të koduara “Shuma” dhe “Imazhi”. Si rezultat, janë arrestuar persona të përfshirë në mashtrime dhe vjedhje që kanë sjellë pasoja të rënda financiare.

Si pjesë e operacionit “Shuma”, policia ndaloi shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim R. H., 31 vjeç. Hetimet tregojnë se këta shtetas kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për të identifikuar veten, përmes mesazheve, si figura të njohura për një 70-vjeçar që merrej me këmbim valutor. Duke përdorur këtë metodë, ata arritën ta mashtrojnë të moshuarin dhe t’i marrin një shumë prej 100.000 eurosh, duke i premtuar kthimin e parave brenda disa orësh. Kur të moshuarit nuk iu kthyen paratë në kohën e premtuar, ai njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personin që ka marrë fizikisht shumën pranë subjektit, si dhe për të kapur bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Ndërkohë, gjatë operacionit të dytë të koduar “Imazhi”, u arrestua G. B., 37 vjeç, i shpallur më parë në kërkim. Sipas akuzës, më 14 gusht 2026, ai ka mashtruar punonjës të dy subjekteve në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke u marrë 20.000 lekë me pretendimin se ishte mik i pronarëve. Gjithashtu, më 21 gusht, i njëjti shtetas ka kryer një vjedhje të një çante që përmbante 25.000 lekë në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”.

Duke parë rritjen e përdorimit të metodave të reja të mashtrimit dhe krimeve kibernetike, Policia e Shtetit apelon ndaj qytetarëve dhe administratorëve të bizneseve të jenë të kujdesshëm. Autoritetet këshillojnë qytetarët që në asnjë rrethanë të mos japin para apo të dhëna personale për persona të paidentifikuar që kontaktojnë përmes mesazheve apo videove të krijuara me Inteligjencë Artificiale, si dhe të denoncojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë shkon deri në Shqipëri

Bilanci trevjeçar i Prokurorisë së Barit dhe Guardia di...

Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni është rrëzuar nga...

Donte të ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari

Në Sarandë, një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi...