Tiranë/ Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur më parë në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë G. B., 37 vjeç, i dyshuar se më 14.08.2026 ka mashtruar punonjësit e dy bizneseve në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke u paraqitur si i njohur i pronarëve dhe duke marrë prej tyre shumën prej 20 000 lekësh me premtimin se do t’ua kthente menjëherë.

Nga hetimet rezulton se ky nuk ishte veprimi i vetëm i tij; në datën 21.08.2026, ai dyshohet se ka vjedhur një çantë që përmbante 25 000 lekë në një subjekt tregtar në rrugën “Skënder Luarasi”.

Autoritetet vijojnë punën hetimore për të sqaruar plotësisht veprimtarinë kriminale të të arrestuarit. Tashmë materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve të ruajnë vigjilencën dhe të kenë kujdes ndaj tentativave për mashtrim. Ata këshillohen të mos japin para apo informacion personave të panjohur që i kontaktojnë me mënyra të ndryshme, përfshirë edhe nëpërmjet videove të realizuara me inteligjencë artificiale.

Gjithashtu, Policia e Shtetit inkurajon qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo rast, person të dyshuar apo situatë të dyshimta që lidhen me vepra penale të kësaj natyre, pasi vetëm falë bashkëpunimit të afërt mundësohet identifikimi dhe arrestimi i autorëve, si dhe garantimi i sigurisë së pronës dhe pasurisë së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident tragjik në Golem të Shkodrës, humb jetën 17-vjeçari, plagoset 28-vjeçari

Shkodër/Informacion paraprakRreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me...

Ulëz/ Zjarri del tërësisht jashtë kontrolli, shkrumbohen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative...

Pas dhunës në Elbasan, reagon Tirana: Na vjen keq për atë që ndodhi

Tirana do të duhet të luajë pa tifozë në...

VIDEO/ Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral

Granit Xhaka ka dhuruar një nga momentet më pikante...