Mungesa e barnave për Policiteminë Vera, Kliti Hoti: “Pacientët nuk trajtohen me propagandë”

Publikuar me datë:

Pacientët që vuajnë nga Policitemia Vera pretendojnë se prej rreth katër muajsh po përballen me mungesë të barnave të nevojshme për trajtimin e tyre.

Denoncimi është bërë publik nga Kliti Hoti, i cili ngre shqetësimin për mungesën e trajtimit, ndërsa paralelisht publikohen video dhe materiale që promovojnë “sukseset” e sistemit shëndetësor.

Policitemia Vera është një sëmundje kronike e gjakut që kërkon trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm. Sipas Hotit, shqetësimi më i madh për pacientët është mungesa e informacionit dhe e një afati se kur barnat do të jenë sërish të disponueshme.

“Çfarë vlere ka një video suksesi, kur një pacient nuk ka barin që i duhet?”, shkruan ai, duke kërkuar përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

Në fund, Kliti Hoti e përmbledh shqetësimin me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Pacientët nuk trajtohen me propagandë. Trajtohen me barna.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...