Kuçovë/ Qëlloi me armë drejt makinës së 24-vjeçarit, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Publikuar me datë:

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari, në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, kur shtetasi S. R., 24 vjeç, ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij, i cili ishte i parkuar, ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korçë/ Plagoset një person. U qëllua me armë në këmbë. Identifikohet autori

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pak minuta...

Shkodër, nis grumbullimi i orendive të vjetra: Shërbimi do të kryhet çdo të enjte

Divanë të amortizuar, frigoriferë të dalë jashtë përdorimit dhe...

Çela pas mbledhjes me Ramën: “Përgjegjësi dhe prani në terren, më pranë qytetarëve”

Pas mbledhjes së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, qeverinë...