Sot dita e 85-të radhazi revoltë – Qytetarët protestojnë sërish kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

Publikuar me datë:

Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Nisja e grumbullimit u bë në sheshin “Skënderbej”, nga ku turma e protestuesve nisi marshimin përgjatë bulevardit drejt godinës së Kryeministrisë. Me mbërritjen përpara selisë së ekzekutivit kanë nisur edhe fjalimet e qytetarëve, të cilët po ngrenë zërin për shqetësimet kryesore dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra. Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë tërheqje dhe se protesta do të vijojë ditë pas dite deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bie zjarr në Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të zonës së banuar

Një zjarr është shfaqur në fshatin Picar të Gjirokastrës,...

53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

Qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni ka vendosur një...

Zjarr në hotelin në Velipojë, digjet kati i 5-të

Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar...