Shiroka, destinacioni turistik pranë Shkodrës që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë…

Publikuar me datë:

Shiroka vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara pranë Shkodrës, duke tërhequr jo vetëm banorët vendas, por edhe një numër në rritje turistësh shqiptarë dhe të huaj. Pozicioni buzë Liqenit të Shkodrës, peizazhi natyror, klima dhe kuzhina tradicionale janë ndër arsyet që e bëjnë zonën gjithnjë e më të kërkuar.

Turistët që vizitojnë Shirokën veçojnë kombinimin e veçantë të liqenit me malin, panoramën dhe qetësinë që ofron zona, duke e cilësuar si një destinacion të përshtatshëm për pushim dhe shëtitje.

Megjithatë, krahas vlerësimeve pozitive, një prej problematikave të ngritura nga vizitorët lidhet me pastërtinë. Sipas tyre, një zonë me potencial të madh natyror dhe turistik duhet të ketë më shumë kujdes për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe menaxhimin e mbetjeve.

Me liqenin përballë dhe malin pas, Shiroka ofron një panoramë të veçantë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Distanca e shkurtër dhe aksesi i lehtë kanë ndikuar që ajo të mos jetë më vetëm një destinacion veror, por të vizitohet gjatë gjithë vitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz...

“Përtej oqeanit”/ Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...