P*rdhunoi një vajzë të re në plazhet e Greqisë, shqiptari arrestohet pas 4 vitesh

Publikuar me datë:

Një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për përdhunimin e një të reje në një plazh të izoluar të Halkidikisë në Greqi, është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pas ngjarjes, raportojne mediat greke.

Sipas mediave greke, arrestimi u krye të mërkurën e kaluar, pasi ndaj 52-vjeçarit ishte në fuqi një urdhër-arresti evropian për akuzën e përdhunimit. Autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Greqisë, ku pritet të dalë përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2022, kur viktima, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe dhe punonte në një hotel të zonës, kishte shkuar në një plazh të izoluar për të bërë një banjë para se të niste turnin e punës.

Sipas dëshmisë së saj, ndërsa qëndronte në plazh, autori iu afrua dhe nisi t’i fliste. Kur ajo i ktheu shpinën, ai dyshohet se e sulmoi nga pas, e goditi dhe e përdhunoi.

“Mund të mos kisha dalë e gjallë”, kishte deklaruar ajo pas ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz...

“Përtej oqeanit”/ Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...