Një efektiv i Forcave të Armatosura u dërgua në Spitalin e Traumës pasi u lëndua gjatë operacionit për neutralizimin e zjarrit në zonën e Mirditës.
Burime të para thanë se i plagosur është 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili pësoi dëmtime në kokë. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Kaçi u rrëzua mbi një shkëmb teksa po merrte pjesë në shuarjen e flakëve.
Në ambientet e Spitalit të Traumës ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të vizituar të lënduarin.

