“Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220 lekë/ litri, Berisha: Fajin e ka qeveria! Takson karburantin më shumë se rajoni

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se karburanti shitet me një kosto të papërballueshme në raport me pagat.

Sipas tij, niveli i lartë i çmimit lidhet drejtpërdrejt me taksimin që shteti i vendos çdo litri naftë, në rreth 1.1 euro.

“Në asnjë vend të botës nuk do të tolerohej. Nafta 220 lekë është çmimi më i lartë në botë në proporcion me pagat. Edhe në nominal është një nga çmimet më të larta në botë. Nafta në këto çmime ka si shkak themelor tatimin e litrës së naftës nga shteti me 1.1 euro.
Tatim që nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Kosova e Maqedonia ka gjysmën e tatimit që ka Shqipëria ndaj nafta atje është gjithmonë 5-600 lekë më lirë se në Shqipëri. Jemi zotuar që në mbledhjen e parë të qeverisë së PD do të përgjysmojmë taksën për naftën dhe nuk do të shitet litër nafte në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë e Maqedoni”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit

Për ditën e Diel vendi ynë do të vijojë...

Divjakë/ Qytetarët e revoltuar në proteste: Nuk fshihemi nga harta! 

Për të 37-tën ditë radhazi, Divjaka u bë skenë...

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive zjarresh

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë...