Zjarri në Pukë drejt përmirësimit, shpëtohen 2 banesa të banuara, 255 forca në terren

Publikuar me datë:

Situata në lagjen Pepaj, Gojan i Madh, Bashkia Pukë, paraqitet drejt përmirësimit, falë ndërhyrjes së pandërprerë dhe angazhimit të të gjitha strukturave në terren. Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 banesa të braktisura, ndërsa janë shpëtuar 2 banesa të banuara.

Në të gjithë zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse: 50 efektivë MZSH nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kamza, Kukësi, Hasi dhe Shkodra, 14 punonjës të Shërbimit Pyjor, 68 punonjës të shërbimeve vendore, 70 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 53 efektivë të Forcave të Armatosura.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në koordinim me Bashkinë Pukë, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, vijon koordinimin e operacionit për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Në zonën e banesave janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa aktualisht operacioni po mbështetet edhe nga ajri me 1 helikopter të Forcave të Armatosura.

Forcat mbeten të angazhuara në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së banorëve, banesave dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pakti Beci-Zenelaj/ Betoniere kudo, shkelje në rrugë dhe akuza për abuzim me pushtetin

Shkodra vijon të përballet me një situatë kaotike sa i përket qarkullimit rrugor, ndërsa mënyra e menaxhimit të këtij sektori ka ngritur pikëpyetje të forta. Sipas informacioneve të Northpress, situata lidhet edhe me mënyrën se si po administrohet qarkullimi nga strukturat përgjegjëse. Në qendër të akuzave janë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Shefi […]

EMRI/ U plagos sot në Athinë, identifikohet shqiptari. Policia dyshime për motivin

Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë...

AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt/ Merr mbi 40% të votave, por nuk siguron shumicën absolute

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore të fortë në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke dalë shumë përpara rivalëve politikë. Rezultatet paraprake tregojnë se partia e djathtë nuk ka siguruar shumicën absolute në parlamentin e landit, por drejtuesit e saj e kanë cilësuar rezultatin si një mandat politik për të kërkuar drejtimin e qeverisë […]