Tingujt e violinës dhe fizarmonikës pushtojnë Shkodrën, koncerti i Jazz Festival mbërrin në Muzeun Historik

Publikuar me datë:

Përgatitjet për një koncert të përbashkët mes klasave të fizarmonikës dhe violinës po vazhdojnë në kuadër të edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival”. Ky koncert pritet të zhvillohet të dielën, më 23 gusht, në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës, ku do të prezantohet puna intensive e zhvilluar gjatë ditëve të festivalit.

Në këtë proces është përfshirë edhe klasa e fizarmonikës nën drejtimin e Bardh Jakovës. Gjatë punës me pjesëmarrësit, fokusi i dirigjentit është jo vetëm në realizimin e programit të koncertit, por edhe në transmetimin e përvojës artistike tek të rinjtë.

Këtë vit, “Shkodra Jazz Festival” ka mirëpritur në Shkodër artistë ndërkombëtarë. Në mesin e tyre ndodhet edhe këngëtarja nga Holanda, Youandi, e cila ka vlerësuar pozitivisht përjetimet e saj gjatë festivalit si dhe atmosferën artistike që e ka shoqëruar në qytet.

Koncerti i parashikuar për datën 23 gusht shënon një tjetër pikë kulmore në programin e pasur të këtij edicioni të “Shkodra Jazz Festival”. Aktivitetet muzikore dhe koncertet do të vazhdojnë përgjatë gjithë gushtit, duke ruajtur gjallërinë e traditës muzikore dhe përçuar një atmosferë të veçantë kulturore në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related