Bardhi-Peleshit: Po mbroni korrupsionin dhe po na përjashtoni nga Këshilli i Integrimit

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët iu kujtuan maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se Parlamenti Evropian i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të cështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Evidentohen cështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga kuvendi. Do të ishte lajm i mirë që kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga PE.

Për fat të keq nuk e ka luajtur këtë rol, ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë si vota juaj, 83 kartonat kundër për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e ish zv kryeministres. PE iu kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin por institucionet.

Lajm i mirë në atë raport është se vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE..

 Meqenëse jemi tek procesi i integrimit, zoti kryetar, dua t’ju sjell në vëmendje që mazhoranca në këtë kuvend, e cila në mënyrë të vijueshme është duke bërë veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, vazhdon me të njëjtën rrugë edhe gjatë këtyre ditëve ku ky raport bën thirrje për bashkëpunim mes palëve në procesin e integrimit. – tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të...