“Jam në një workshop jashtë vendit”, GJKKO shtyn seancën për kryebashkiaken e Roskovecit

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 21 maj seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të akuzuar për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Shkak i shtyrjes u bë mosprania e Bufit. Përmes avokatit, kryebashkiakja paraqiti disa bileta udhëtimi, mes të cilave provonte se ndodhej për disa ditë jashtë vendit, si e ftuar në një workshop.

“Për shkak se ndodhemi në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes, e mbrojtura dëshiron të jetë e pranishme”, tha avokati i saj Klodian Skënderi.

Procesi ndaj Bufit është shtyrë disa herë për t’i dhënë kohë të akuzuarës për të bërë mbrojtjen, aq sa në seancën e kaluar gjykata u shpreh se në rast të mospërgatitjes, do ta konsideronte si mungesë vullneti dhe do të kalonte në shpallje vendimi.

Në konkluzione, SPAK ka kërkuar fajësi për Bufin dhe dënimin e saj me 1 vit burg, i konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...