Kërkoi arrest në shtëpi/ Apeli lë në burg aktivisten turke: Mund të largohet në Francë

Publikuar me datë:

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Gjatë seancës, avokati i 32-vjeçares ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata.

Sipas gjykatës, fakti që Yazici ka status azili në Francë krijon rrezik që ajo të largohet nga Shqipëria, duke bërë që masa “arrest në burg” të konsiderohet e nevojshme për të garantuar qëndrimin e saj në dispozicion të autoriteteve.

Yazici, me profesion mësuese, është dënuar nga drejtësia turke me 4 vite burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Nga dënimi i dhënë nga gjykata turke, 32-vjeçares i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]