Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i Sori-AL, në kërkim administratorja

Publikuar me datë:

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Raportohet se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut “Sori-AL”, me administratore Alma Tafanin, që furnizonte studentët me ushqim në tre vakte gjatë ditës.

Ndërkohë, administratorja e kompanisë Alma Tafani është shpallur në kërkim nga policia.

Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të zbuluar shkakun konkret të helmimit masiv që preku dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...