Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon ministria e Shëndetësisë

Publikuar me datë:

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e helmimit të dyshuar nga ushqimi i serviura nga kompania e kateringut Sori Al, në Akademinë e Policisë, ku rreth 50 studentë përfunduan në spital.

Sipas njoftimit, ditën e djeshme, studentët janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT me dyshime për helmim ushqimor.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast.

Ministria bën me dije se Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gatishmëri të plotë, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke garantuar furnizimin me barna dhe materiale të nevojshme.

Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.

Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.

Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...