Muaji gusht sjell plot vizitorë, të huaj dhe vendas.
Tashmë është kthyer në traditë që të afërmit tanë emigrantë rikthehen në vendlindje për pushime.
Shumë prej tyre zgjedhin t’i shijojnë këto ditë mes historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse që ofrojnë monumentet tona.
Nga lartësia e Kalasë Rozafa , me pamje 360° mbi qytet, liqen dhe lumej, me malet në sfond, çdo vizitë bëhet një përvojë që ia vlen të ndahet me familjarët dhe miqtë.
Sepse vendet e trashëgimisë nuk janë vetëm dëshmi e së kaluarës, por edhe hapësira ku ruhen kujtime më të vyera. 🏛️🫶

