Zjarret në Pukë/ Situata më e qetë në Tërbun, flakët vijojnë në Gjegjan-Gojan

Publikuar me datë:

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon se vijon misioni nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, Bashkia Pukë.

Situata në Malin e Tërbunit paraqitet aktualisht më e qetë dhe nën kontroll.

Në zonën Gjegjan–Gojan vijon të jetë më dinamike, për shkak të përhapjes së zjarrit, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.

Në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të administratës, banorë dhe vullnetarë të zonës. Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me dy helikopterë, të cilët po operojnë në zonat ku terreni i vështirë kufizon ndërhyrjen nga toka. Aktualisht nuk raporrohet afersi kritike me banesat.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e të gjitha strukturave dhe kapaciteteve të angazhuara në terren për mbrojtjen e jetës dhe banesave të qytetarëve deri ne normalizimin e situates.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]