Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, ka bërë një denoncim publik se deputeti Erald Kapri ka qenë subjekt i kërcënimeve nga një zyrtar i Partisë Socialiste, sipas tij.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Shehaj njofton se telefonit të Kaprit i është dërguar një mesazh kërcënues me përmbajtjen: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”
Erald Kapri, nga ana e tij, deklaron se ky mesazh kërcënues është marrë pas denoncimit që ai ka kryer për drejtoreshën e Postës në Durrës.
Shehaj, në reagimin që i shoqëron videon, shkruan:
“Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet!
Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”

