Teknologjia moderne mbërrin në shërbim të shëndetit të komunitetit të Malësisë së Madhe

Publikuar me datë:

Një nismë me në qendër shëndetin dhe kujdesin ndaj komunitetit solli në Malësi të Madhe teknologji moderne për diagnostikimin e hershëm dhe monitorimin e problemeve kardiake.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Trashëgimia e Prek Calit”, me mesazhin “Trashëgimi që shërben, e ardhme që ndërton!”, organizoi një aktivitet të dedikuar komunitetit, duke dhuruar pajisje bashkëkohore për shëndetin.

Bëhet fjalë për një teknologji që mundëson EKG të integruar me tre lidhje, monitorimin e ritmit kardiak dhe regjistrimin e të dhënave shëndetësore. Pajisjet ofrojnë gjithashtu dëgjim të avancuar të zemrës dhe, përmes analizës me inteligjencë artificiale, mund të ndihmojnë në evidentimin e hershëm të disa problematikave si aritmitë, bradikardia, takikardia dhe fibrilacioni atrial.

Një tjetër mundësi e rëndësishme është digjitalizimi dhe telemjekësia. Të dhënat mund të regjistrohen në aplikacion, ndërsa lidhja përmes Bluetooth mundëson konsultimin me specialistë në distancë dhe në kohë reale.

Pajisjet janë konceptuar si praktike dhe të përshtatshme për përdorim të vazhdueshëm, me bateri që, sipas informacionit të fondacionit, mund të zgjasë deri në 60 orë me një karikim.

Aktiviteti u zhvillua më 17 gusht 2025, në orën 10:00, në Qendrën Shëndetësore të Malësisë së Madhe, duke sjellë një mesazh të qartë: investimi në teknologjinë shëndetësore është një investim te njerëzit dhe te e ardhmja e komunitetit.

Sepse kur teknologjia vihet në shërbim të njeriut, edhe distanca nuk duhet të jetë më pengesë për një kujdes shëndetësor më të shpejtë dhe më cilësor.

“Së bashku për një komunitet më të shëndetshëm!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie në Malësinë e Madhe, i kishte hedhur benzinë një automjeti

Një shtetas gjerman 47-vjeçar ka sulmuar me thikë dy punonjës policie në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim […]

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për një rrugë të re eksporti të grurit përmes Detit të Zi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka rënë dakord me presidentin...