Udhëtuan 100 kilometra me djalin e vdekur në makinë pa e kuptuar, prindërit rumunë: Menduam se ishte në gjumë!

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një çift udhëtoi rreth 100 kilometra me djalin e tyre 31-vjeçar të pajetë në sediljen e pasme të makinës, pa e kuptuar se ai kishte humbur jetën.

Sipas mediave italiane, familja me origjinë rumune ishte duke udhëtuar drejt Torinos në autostradën A21, mes Casteggio dhe Vogherës. Babai drejtonte automjetin, nëna ndodhej në sediljen e përparme, ndërsa 31-vjeçari ishte ulur pas. Prindërit menduan se ai ishte në gjumë dhe gjatë rrugës u përpoqën disa herë ta zgjonin, por ai nuk reagonte.

Vetëm kur ndaluan në një zonë pushimi, kuptuan se djali nuk kishte puls dhe telefonuan menjëherë numrin e emergjencës 112. Ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje, por vetëm konstatoi vdekjen e tij.

Sipas dëshmisë së prindërve, i riu kishte folur për herë të fundit rreth 100 kilometra më herët. Ata u thanë autoriteteve se ai vuante nga probleme të lehta me zemrën, ndërsa dyshohet se vdekja u shkaktua nga një gjendje e papritur shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

33 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen 535 forca dhe mjete ajrore

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar...

Tërmet me magnitudë 3.1 në juglindje të Shqipërisë/ Epiqendra pranë Korçës

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e...

Tragjedi në aeroport/ Pasagjeri shqiptar ndërron jetë teksa po ulej avioni në Bolonja

I moshuari, një shtetas shqiptar që vinte nga Tirana,...