47 të vdekur/ Tërmeti shkatërrimtar në Indonezi, shtohen viktimat

Publikuar me datë:

Në Indonezi, qindra ekipe kërkim-shpëtimi po garojnë kundër kohës për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e tërmetit me magnitudë 7,7 të shkallës Rihter që goditi vendin. Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar 47 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa janë shembur plotësisht.

Numri i viktimave pritet të shënojë rritje të ndjeshme në orët e ardhshme, pasi familjarë të shumtë kanë raportuar persona të zhdukur. Ministria e Punëve Sociale në Indonezi ka vënë në dispozicion mbi 200 mijë euro për të siguruar ndihmë për të prekurit, duke ofruar ushqime, veshmbathje dhe strehim të përkohshëm.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në rajonin Flores të Indonezisë, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe goditi në orën 5:58 të mëngjesit me orën lokale. Pas këtij tërmeti, u regjistruan disa lëkundje të tjera, përfshirë një tërmet me magnitudë 6,6 të shkallës Rihter në ishullin Sumatra, më i madhi në Indonezi.

Video dhe foto të shpërndara në rrjetet sociale dhe në mediat vendase shfaqën pacientë që shpejtonin të dilnin nga spitalet për të shmangur rrezikun e goditjeve të mëvonshme. Nga frika e pasgoditjeve, pacientët dhe stafi u evakuuan nga godina.

Personeli i spitaleve nxori jashtë shtretërit dhe pajisjet mjekësore, duke organizuar zona të përkohshme trajtimi për të përballuar situatën e emergjencës.

Indonezia shtrihet përgjatë kufirit të tre pllakave të mëdha tektonike, gjë që e bën vendin veçanërisht të ekspozuar ndaj tërmeteve dhe aktiviteteve vullkanike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kylie Jenner pozon nudo, shpërthejnë komentet

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave dhe...

Trashëgimia Katolike shqiptare në fokus të revistës “Art & Trashëgimi”

Në Shkodër është prezantuar edicioni i fundit i revistës...

Rama flet për “UnHerd”: Zvërneci nuk ndalet, do konsultohemi me palët e interesuara

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë...