Plagosen babë e bir/ Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnje

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor ndodhi në segmentin Fier–Lushnje, në zonën e njohur si “Ura e Mbrostarit”.

Ngjarja përfshiu një Fiat dhe një Volkswagen, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, plagë morën drejtuesi i njërës prej makinave dhe pasagjeri i tij.

Të lënduarit, që janë një nga drejtuesit e automjeteve dhe djali i tij i mitur, u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Informacionet paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr edhe në Mat, flakët përshijnë edhe varrezat

Pasditen e sotme, një zjarr ka shpërthyer në fshatin...

Kurti provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian

Darli Kurti, anësori i djathtë shqiptar, ka nisur një...

Arrestohen dy persona/ Trafik droge nga Shqipëria në Turqi, kapen në Greqi 324 kg marijuanë

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Narkotikëve të Drejtorisë...