Tentuan të kultivonin kanabis, Policia e Shkodrës sekuestron 2500 fidanë dhe arreston dy persona

Publikuar me datë:

Një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është goditur në fazat e para në qarkun e Shkodrës, ndërsa Policia ka sekuestruar 2500 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Operacioni i koduar “Kutitë” u finalizua nga DVP Shkodër, pas ndjekjes së një furgoni që transportonte fidanët nga fshati Hajmel drejt Vaut të Dejës. Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti disa kuti kartoni me kubikë ku ishin mbjellë 2500 fidanët e dyshuar narkotikë. Sipas hetimeve, ngarkesa dyshohet se do të përdorej për kultivimin e kanabisit.

Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Droge
  • Shkoder

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related