Vllaznia hap kampionatin më 21 gusht në “Loro Boriçi”, përballja me Skënderbeun luhet në orën 21:00

Publikuar me datë:

Vllaznia ka zbuluar tashmë kalendarin dhe oraret për pesë takimet e para në “Abissnet Superiore” për sezonin 2026–2027. Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë publik programin e nisjes së kampionatit, ku skuadra kuqeblu do të jetë ajo që do të çelë edicionin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndeshja hapëse, Vllaznia–Skënderbeu, është caktuar të zhvillohet të premten, më 21 gusht, në orën 21:00. Ky duel është parashikuar të shënojë startin e ri të kampionatit shqiptar të futbollit elitar, me shkodranët që do të kërkojnë të marrin tre pikë përballë publikut të tyre.

Për javën e dytë, Vllaznia do të udhëtojë në Elbasan ku do të luajë kundër AF Elbasanit, më 29 gusht në orën 18:30. Java e tretë sjell një sfidë të fortë për kuqeblutë, të cilët do të presin Partizanin në Shkodër në datën 5 shtator, në orën 18:30, një ndeshje që pritet të tërheqë shumë vëmendje.

Kalendari e çon Vllazninë jashtë fushe në raundin e katërt, këtë herë përballë Laçit. Takimi mes KF Laçit dhe Vllaznisë do të zhvillohet në 13 shtator në orën 16:00. Ndërkohë, pesë javët e para do të përmbyllen me një tjetër përballje në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia do të presë Teutën më 18 shtator, në orën 18:30.

Gjatë pesë javëve të para, Vllaznia do të luajë tri herë në stadiumin e saj dhe dy ndeshje jashtë fushe. Objektivi i skuadrës është të sigurojë një start pozitiv, ndërsa kalendari i jep mundësi që në fillim të masë forcat me kundërshtarë të rëndësishëm si Skënderbeu, Partizani dhe Teuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related