Pasi përfunduan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve kryesore të Tiranës, qytetarët u rikthyen përpara Kryeministrisë, duke shënuar përmbylljen e protestës së sotme.
Gjatë gjithë protestës, pjesëmarrësit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar. Ata e përmbyllën tubimin atje ku e nisën, përpara godinës së qeverisë, pasi përshkruan akset kryesore të kryeqytetit.
Organizatorët kanë theksuar se lëvizja qytetare nuk do të ndalet këtu. Ata njoftuan se protesta do të vazhdojë edhe nesër, me grumbullimin e radhës që do të jetë protesta e 76-të në vijimësi.
Protesta e nesërme parashikohet të fitojë intensitet, pasi pritet që edhe diaspora t’i bashkohet sërish, duke marshuar për të kërkuar ndryshime në skenën politike të vendit.

