Një aksident rrugor është shënuar pranë fshatit Vodicë në Poliçan, në zonën e njohur si “Çesma e Thatë”. Automjeti ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar në një kanal kullues.
Si rezultat i këtij aksidenti janë lënduar tre persona: Veiz Shermalli, 60 vjeç, Rabushe Shermalli, 78 vjeçe, dhe Liljana Shermalli, 58 vjeçe. Të tre janë banorë të fshatit Vodicë dhe pjesëtarë të së njëjtës familje. Automjeti është drejtuar nga Liljana Shermalli.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Berat për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të plagëve dhe frakturave të pësuara, Rabushe Shermalli, 78-vjeçe, është dërguar më tej në Spitalin e Traumës në Tiranë.

