Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku më 14 dhe 15 gusht

Publikuar me datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se më 14 dhe 15 gusht 2026, në intervalin orar 23:00 deri në 05:00, do të realizohet një devijim i përkohshëm i trafikut në autostradën Tiranë-Durrës. Ky ndryshim vjen për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë në mbikalimin e ri të Kasharit.

Kjo ndërhyrje është pjesë e punimeve në projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”.

ARRSH njofton se për të mundësuar vijimin e punimeve dhe për të garantuar sigurinë rrugore, do të ndalohet qarkullimi në dy korsitë kryesore të segmentit Tiranë-Durrës.

Gjatë orëve të ndërhyrjes, trafiku për automjetet që lëvizin drejt Durrësit do të orientohet në dy korsitë e majta të autostradës, të cilat do të shndërrohen përkohësisht në rrugë me dy drejtime qarkullimi.

Ndërkohë, automjetet që kanë si destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, do të vijojnë lëvizjen normalisht, sipas njoftimit të ARRSH-së.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë periudhës së punimeve dhe shpreh mirënjohje për mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve të zonës për këtë ndërhyrje të planifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Meksikë / Makina përplaset me turmën në festival, 15 të plagosur

Një skenë paniku shpërtheu gjatë një festivali në Zacatlán,...

Ç’po ndodh me Etnën dhe pse ka aktivitet kaq intensiv vullkanik?

Mali Etna, një nga vullkanet më aktivë në botë,...

Çahet tubacioni pranë Teg-ut, Farka dhe Lundra mbeten pa ujë

Banorët e zonave të Farkës dhe Lundrës janë përballur...