Kliti Hoti kërkon kontroll të vetëm kufitar në Muriqan dhe Han të Hotit: “Të shmangen radhët kilometrike”

Publikuar me datë:

Kliti Hoti ka reaguar për situatën e krijuar në pikat kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit, ku gjatë sezonit turistik krijohen radhë të gjata dhe pritje me orë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve.

Në një reagim të tij, Hoti thekson se mbingarkesa përsëritet çdo vit, duke prekur jo vetëm turistët dhe emigrantët shqiptarë, por edhe qytetarët që i përdorin këto pika kufitare përditë.

Sipas tij, një nga zgjidhjet më të shpejta do të ishte koordinimi me autoritetet malazeze për zbatimin e një protokolli që do të mundësonte një kontroll të vetëm kufitar, duke eliminuar kontrollin e dyfishtë.

Hoti thotë se për këtë çështje i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrit të Brendshëm, por ende nuk ka marrë përgjigje, ndonëse sezoni turistik është drejt fundit.

“Eliminimi i kontrollit të dyfishtë është hapi më i shpejtë dhe efektiv për të ulur sadopak pritjen e udhëtarëve drejt këtyre pikave”, shprehet Hoti.

Ai ngre shqetësimin se, pavarësisht përsëritjes së kësaj problematike çdo sezon, ende nuk është gjetur një zgjidhje konkrete për të shmangur radhët kilometrike dhe pritjet e gjata në temperaturat e larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

110 raste dhe 9 viktima/ Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Greqinë

Shërbimet shëndetësore greke janë duke operuar në nivel të...

Durrësi mbetet pa ujë në ditët e nxehta të gushtit

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që...

Kolumbi/ Shkon në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi...