Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që siguron energji për stacionin e pompave në Fushë Milot ka sjellë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të Durrësit.
Stacioni i pompave ishte jashtë pune nga ora 22:30 e natës së kaluar deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, si pasojë e defektit të shkaktuar nga erërat e forta, sipas njoftimit të ujësjellësit të Durrësit.
Si rezultat, pritet që furnizimi me ujë të jetë i vështirësuar në fshatrat Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull.

