Zjarret përfshijnë disa zona të Shkodrës, vijon operacioni në Vau Dejës

Publikuar me datë:

Një natë e ngarkuar për strukturat e emergjencave në Qarkun e Shkodrës, ku disa vatra zjarri u shfaqën në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.

Sipas prefektes së Shkodrës, Holta Duda, situata në Shkodër dhe Malësi të Madhe është vënë nën kontroll, ndërsa në Vau Dejës vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Rreth 30 efektivë kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë natës në terren, me qëllim izolimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat. Në operacion morën pjesë ekipet zjarrfikëse të Vau Dejës, Shkodrës, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, të mbështetura edhe nga Forcat e Armatosura.

Ndërhyrja në fazat e para bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banesave, ndërsa u shmang edhe rreziku për trasenë e linjës së transmetimit.

Aktualisht në Vau Dejës raportohet një vatër ende aktive, për shuarjen e së cilës ekipet vijojnë punën.

Prefektja Duda ka falënderuar zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave, shërbimin pyjor dhe Policinë për angazhimin gjatë natës, si dhe banorët që iu bashkuan operacionit në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dhunoi grupin e xhirimit të Ora News, kapet autori

Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi...

Cërrik/ Zjarri rrezikon banesat dhe një pikë servisi

Një zjarr shpërtheu në Njësinë Administrative Shalës në bashkinë...

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka bërë...