Kliti Hoti: 21,600 shqiptarë me Hepatit C, qeveria nuk di as sa janë, as ku janë

Publikuar me datë:

Kliti Hoti, ka reaguar për situatën e Hepatitit C në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje mbi të dhënat, financimin dhe aksesin në trajtim.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Hoti shkruan se, bazuar në një prevalencë të HCV rreth 0.9%, në Shqipëri përllogariten rreth 21,600 persona të prekur nga Hepatiti C.

Sipas tij, ky nuk është një numër zyrtar, pasi Shqipëria ende nuk ka një regjistër kombëtar funksional të pacientëve.

Hoti i referohet gjithashtu vlerësimeve të OBSH-së, sipas të cilave vetëm rreth 33% e personave me HCV janë diagnostikuar dhe rreth 17% e tyre kanë marrë trajtim. Kjo do të thotë, sipas përllogaritjeve të tij, se nga rreth 7,128 persona të diagnostikuar, vetëm rreth 1,212 kanë marrë trajtim.

“Kjo do të thotë se kemi mijëra pacientë që e dinë diagnozën, por nuk trajtohen. Ky nuk është më problem diagnostikimi. Është problem financimi dhe aksesi”, shkruan Hoti.

Ai kritikon gjithashtu mungesën e një regjistri kombëtar funksional dhe pretendon se shteti mbulon vetëm rreth 40% të kostos së trajtimit për pacientin, ndërsa pjesa tjetër mbetet barrë e familjeve.

Hoti kërkon nga Ministria e Shëndetësisë të bëjë publike të dhënat për numrin e pacientëve në stadet F1, F2, F3 dhe F4, numrin e të diagnostikuarve gjatë viteve 2023–2026, pacientët që trajtohen aktualisht dhe ata që presin për shkak të mungesës së buxhetit.

“Një plan pa këto të dhëna mbetet vetëm një deklaratë”, shprehet ai, duke kërkuar krijimin e një regjistri kombëtar, rritjen e buxhetit dhe decentralizimin e trajtimit në spitalet rajonale.

Në fund të reagimit, ai e përmbledh qëndrimin e tij me një kritikë ndaj qeverisë: “13 vjet mjaftojnë. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë plane në letër, por për buxhet, akses dhe rezultate të matshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Priskë/ Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Tiranës si pasojë e zjarreve

Zonat e Priskës dhe Farkës janë përfshirë nga zjarre,...

Zjarret përfshijnë disa zona të Shkodrës, vijon operacioni në Vau Dejës

Një natë e ngarkuar për strukturat e emergjencave në...

Haradinaj kërcënohet me jetë, arrestohet një person, bëri thirrje për pushkatimin e tij

Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës dhe ish-komandant i UÇK-së...